Një aksident trafiku ka ndodhur në Pejë, më saktësisht në fshatin Dubovë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra ka bërë të ditur për Telegrafin se një person është lënduar nga ky aksident.
“Mund të ju konfirmoj se një veturë është aksidentuar rreth orës 16:00. Një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Ibra.