Fjalë Kyçe

Lëndohet një person nga rrahja në burgun e Dubravës

Lëndohet një person nga rrahja në burgun e Dubravës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në burgun e Dubravës ka ndodhur një rrahje.

Siç njofton PK në raportin 24-orësh, dy persona të dyshuar meshkuj së bashku kanë sulmuar viktimën i cili po ashtu ishte i burgosur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e burgut.

Ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti./Gazeta Alo/