Fjalë Kyçe

Lëndohet rënd pasi përplaset në një objekt me veturë

Lëndohet rënd pasi përplaset në një objekt me veturë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka shkaktuar vet aksident trafiku duke përfunduar jashtë rruge, dhe është përplasur në një objekt-garazh.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Smirë të Vitisë, ku si pasojë, drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime të rënda, dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin e Gjilanit, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.