Fjalë Kyçe

Lëndohet vajza 24 vjeçare, shkëputet ashensori

Lëndohet vajza 24 vjeçare, shkëputet ashensori

Një incident ka ndodhur pasditen e së hënës në Tiranë, ku ashensori i një pallati është shkëputur.

Mësohet se ashensori ka rënë nga kati i katërt dhe si pasojë ka mbetur e lënduar një vajzë 24-vjeçare, e cila ndodhej brenda tij.

Ngjarja ka ndodhur në “Don Bosko”, përcjell tch.

Vajza është transportuar menjëherë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.