Fjalë Kyçe

Lëndohet zjarrfikësi në zjarrin e “Viva Fresh Store” në Gjakovë

Lëndohet zjarrfikësi në zjarrin e “Viva Fresh Store” në Gjakovë

Nga zjarri i madh që përfshiu objektin gjigant të “Viva Fresh” në Gjakovë ka mbetur i lënduar një zjarrfikës -gjatë përpjekjeve për ta lokalizuar zjarrin. Po ashtu dëmet materiale janë të konsiderueshme, ka konfirmuar policia

Pasi policia ka marrë këtë informacion janë evakuuar të gjithë personat që kanë qenë të rrezikuar nga zjarri. Ndërsa me lokalizim të zjarrit janë marrë zjarrfikësit, prej ekipit të tyre lëndime ka marrë një nga ta.

Të gjitha njësitë relavante po vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes, tha policia për Gazetën Express.

“Me datë 10.03.2019 në ora 15:45 stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion se objekti i qendrēs tregtare ,, Viva fresh store” që gjendet në qendër të qytetit të Gjakovës ishte përfshirë nga zjarri. Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Janë evakuar të gjithë personat që ishin brenda objektit. Policia ka kërkuar ndihmē edhe nga komunat tjera. Dēmet janë të konsiderushme ndërsa të lēnduar nuk ka përveq njē zjarrēfikësi. Të gjitha njësitë vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes”, tha më tej Lirije Podrimaj nga zyra për informim në policinë rajonale të Gjakovës.