Fjalë Kyçe

Lëndoi ish të dashurën me mjet të mprehtë, arrestohet i dyshuari në Pejë

Lëndoi ish të dashurën me mjet të mprehtë, arrestohet i dyshuari në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Pejë, për shkak të dyshimit se e kishte shantazhuar viktimën femër, me të cilën kishte qenë në lidhje.

Sipas viktimës, i dyshuari me një mjet të mprehtë asaj i kishte shkaktuar lëndime në disa pjesë të trupit dhe viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.

Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular për të cilin viktima ka deklaruar se është i saj dhe nuk ja kishte kthyer i dyshuari, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.