Fjalë Kyçe

Lenjani thotë se në ditët në vijim do të diskutohet për masat e reja kundër Covid-19

Lenjani thotë se në ditët në vijim do të diskutohet për masat e reja kundër Covid-19

Drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani, ka thënë se në dy javët në vazhdim do të përcillet gjendja me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 për të vendosur për masat e reja.

Ai në Express Intervistë të KTV-së ka thënë se nuk janë të interesuar t’i mbi popullojnë spitalet duke i hapur restorantet dhe lokalet. Sipas tij, duhet të ketë kufizim për to.

“Ajo që kam potencuar është që është qytetarët më pak t’i vizitojnë spitalet. Por ngritja e rasteve me të infektuar me COVID-19 do t’i ngarkojë klinikat. Nëse vazhdon kjo periudhë edhe disa ditë dhe nuk kemi reduktim të daljeve apo restoranteve, dhe ne nuk tregojmë si qytetarë kujdes, atëherë numri i të infektuarve do të rritet”, ka thënë ai.

Sipas tij, Zemaj ka thënë se do të ashpërsohen masat nëse do të ketë rritje të rasteve me COVID. Ai ka thënë se disponimi i Komitetit është që të përcjellët situata në mënyrë që të vendoset se a do të ashpërsohen masat.

“Ishte një reagim i imi që kur kishte fushatë nuk pati reagim për mbyllje e masa, kurse dje kishte reagim se do të ashpërsohen masat. Kosova ka arritur mirë të menaxhojë situatën me pandeminë. Nuk kemi numër të madh të të sëmurëve që e ngarkojnë kapacitetin spitalor. Nuk duhet të jemi të kënaqur me këtë situatë dhe duhet të mendojmë për masat shtesë”, ka thënë ai.

Lenjani ka potencuar se kanë arritur të identifikojnë tri raste me variantin e ri të koronavirusit. Ai tutje ka ngritur shqetësimin për mbipopullimin e klinikës emergjente në QKUK.

Ai ka thënë se të gjitha rastet emergjente janë kryer në klinikën emergjente, por sipas tij, problemi ka qenë në rastet e selektuara të cilët kanë pritur për të marrë trajtim, dhe përsëri janë trajtuar në klinikën emergjente.

Lenjani ka thënë se kanë probleme me mbi popullimin e pacientëve në këtë klinikë. “Është e pamundur që të përballojë gjithë atë mbipopullim. Vetëm vitin e kaluar ka pasur 85 mijë raste. Klinika emergjente ka 22 shtretër për qëndrim ditor. Në bazë të ligjit ka për detyrë të ofrojë kujdes mjekësor për të sëmurët që janë në rrezik jete. Të gjitha rastet të cilat kanë mbërri në Klinikën Emergjente, kam kërkuar nga stafi, që të gjitha rastet të pranohen sepse në fillim të pandemisë trajtimet mjekësore kanë qenë të zvogëluara”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se trajtimi i shumë rasteve që nuk kanë qenë adekuatë për këtë klinikë, e kanë ngarkuar atë. Lenjani ka thënë se sesa i përket rasteve, selektohen ato nga profesionistët shëndetësor se cili duhet të trajtohet.

“Që nga viti 2007 Klinika Emergjente ka trajtuar projektin ideor për shërbimet emergjente, në vitin 2010 është miratuar, në vitin 2016 ka filluar ndërtimi i Klinikës Emergjente. Në vend se ajo të ishte mbaruar, ajo ende nuk ka përfunduar, për shkak se Zemaj mendonte që atë ta shndërronte në Klinikë COVID. për Qeverinë Kurti në ardhje kërkesa është përgatitja e kuadrit mjekësor. Nëse nuk bëhet, do të jemi në këtë gjendje.