Fjalë Kyçe

Leonora, gati për një duel boksi?

Leonora, gati për një duel boksi?

Leonora Jakupi është ndër këngëtaret që sa herë përmendet emri i saj zgjon kureshtje dhe interesim.

Bëri një pauzë shumë të gjatë, por që pas saj u rikthye ende më e fuqishme dhe më e gatshme për ta vazhduar muzikën aty ku e kishte lënë, shkruan Kosovarja.

Për zërin që ia ka falur Zoti e ka dëshmuar me qindra herë, përmes projekteve të saj dhe performancave të veçanta që ka dhuruar gjithmonë.

Leonora përveç që u kthye në muzikë dhe goditi përsëri me këngën e saj të fundit, ajo u bë përdoruese e rrjeteve sociale, për çka njofton për çdo të re aty.

Në kohën e fundit ajo sikur ka vendosur të dalë edhe më shpesh në vendet publike, tek poston detaje më të shpeshta nga përditshmëria e saj.

Ditët e fundit e kanë sjellë më aktive nga ana e palestrës, ku iu është përkushtuar kokë e këmbë linjave të saj për ti formësuar, por sigurisht edhe pamjen e saj për ta rinuar e zbukuruar.