Fjalë Kyçe

Leonora Jakupi: Mbyllni shkollat dhe vendet publike sa nuk është bërë më e madhe

Leonora Jakupi: Mbyllni shkollat dhe vendet publike sa nuk është bërë më e madhe

Pas panikut të madh që ka kapluar gjithë botën, nga virusi i rrezikshëm i njohur si coronavirusi, kanë “shpërthyer” edhe debatet nga personazhet e njohura për masat që duhet të merren ndaj këtij virusi të rrezikshëm.

Derisa në Kosovë ende nuk është shënuar zyrtarisht asnjë rast me këtë virus, ka qenë edhe këngëtarja shqiptare Leonora Jakupi, që ka bërë një apel drejtuar institucionet e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Apeloj te institucionet tona të marrin masa preventive sa nuk është bërë më e madhe kjo punë, mbyllini shkollat dhe vendet publike”, ka shkruar ajo, në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë që deri tani Kosova ende nuk ka shënuar rastin e parë të ndonjë të prekuri nga ky virus, derisa paniku sa po vjen e po rritet nëpër vende të ndryshme të botës.