Fjalë Kyçe

Leonora Jakupi plot shkëlqim, shfaqet e veçantë dhe me shumë stil nga pushimet

Leonora Jakupi plot shkëlqim, shfaqet e veçantë dhe me shumë stil nga pushimet

Prej vitesh mbetet një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe Leonora Jakupi vazhdon të ketë shkëlqim dhe stil në secilën paraqitje që bën.

Këngëtarja e njohur kosovare, tash e sa ditë ka nisë pushimet në Bodrum të Turqisë, nga ku edhe u ka qëndruar fansave të saj afër me imazhe të ndryshme.

Disa të tilla, 42-vjeçarja i ka postuar edhe sonte (e hënë), në llogarinë e saj në Instagram, ku edhe pranoi komente të shumta për paraqitjen.

E veshur në një veshje plazhi me ngjyrë të lehtë rozë, të kombinuar me kapele dhe syze dielli, biondina bukuroshe dukej në formë të mirë dhe tejet joshëse.

Ndërsa, kujtojmë që Leonora kohë më parë ka deklaruar se është në një lidhje dashurie, duke mos zbuluar me shumë detaje se kush është personi që ia ka rrëmbyer zemrën.

Këngëtarja gjatë këtij viti ka qëndruar larg aktiviteteve muzikore, pasi prej muajsh nuk ka lansuar një projekt të ri, duke u fokusuar kështu më shumë tek jeta private