Fjalë Kyçe

Leonora Poloska rikthehet me projekt të ri muzikor, publikon këngën “Pse”

Leonora Poloska rikthehet me projekt të ri muzikor, publikon këngën “Pse”

Ka kohë që nuk është shumë aktive me projekte muzikore, duke iu përkushtuar jetës private dhe familjes.

Por, këngëtarja e mirënjohur, Leonora Poloska është rikthyer me një projekt të ri muzikor të cilin e ka sjellë bashkë me videoklip.

Kënga mban titullin “Pse” dhe vjen me tekst nga Andin Randobrava, i cili po ashtu ka bërë kompozimin dhe aranzhmanin, në kitarë është Astrit Stafai, ndërsa për videoklipin u kujdes Video Art.

Foto: Leonora Poloska/YouTube

Kënga tashmë është publikuar në kanalin YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e këngëtares.

Kujtojmë që Leonora pas shumë vitesh pauzë u rikthye në vitin 2019 me këngën “S’ishte fat”, të cilën gjithashtu e publikoi me videoklipi. /Telegrafi