Rruga nga Prishtina deri në kufirin me Maqedoninë, në segmentin rrugor Kaçanik- Hani i Elezit, do të jetë e lirë për qarkullim sot dhe nesër.
“Rruga do të jetë e lirë për qarkullim në Shkup, sot dhe nesër”, ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj për ‘Gazeta Blic’.
Rruga Kaçanik-Hani i Elezit, ishte e mbyllur për qarkullimin për disa ditë për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407.
I pranishëm gjatë vendosjes së trarëve në autostradën “Arbën Xhaferi”, ishte edhe ministri Pal Lekaj, me ç’rast edhe ka inspektuar punimet nga afër të urës.
Ai ka deklaruar kjo urë do të lidh Kosovën me perëndimin dhe të gjitha shtetet që na kanë përkrahur.