Përpara se 32-vjeçari Jonathan Coelho të intubohej për shkak të përkeqësimit të gjendjes, si pasojë e Covid-19, ai mori celularin e tij dhe shkroi diçka për të shoqen dhe dy fëmijët.
Gruaja e tij prej 7 vitesh, Katie Coelho e zbuloi shënimin e ndjerë, pasi i shoqi pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë të mërkurën, 28 ditë pas shtrimit në spital dhe 20 ditë pasi u fut në respirator.
“Kur ma kthyen celularin e tij, zbulova se ç’kishte shkruar, një ditë para se të intubohej”, thotë bashkëshortja.
Në letër, ndër të tjera shkruhej:
“Ju dua shumë. Më keni dhënë jetën më të mirë që mund të kisha kërkuar ndonjëherë. Jam kaq me fat dhe krenar që jam bashkëshorti yt dhe babi i Braedyn-it dhe Penny-it. Katie, je njeriu më i bukur, më i kujdesshëm që kam takuar ndonjëherë, je e veçantë… sigurohu që jetën ta jetosh me lumturi dhe të njëjtin pasion që më bëri të bie në dashuri me ju. Të të shihja ty teksa bëheshe nëna më e mirë e fëmijëve të mi është gjeja më fanatstike që më ka ndodhur ndonjëherë”, shkruan Jonathan.
Jonathan testoi pozitiv me COVID-19 më 26 Mars, dhe u shtrua në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen.