Fjalë Kyçe

Lëvizja Vetëvendosje reagon pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve

Lëvizja Vetëvendosje reagon pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Express.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se qytetarët u deklaruan se vendit duhet t’i hapet një perspektivë e re dhe pa korrupsion.

“Qytetarët u përcaktuan qartë në referendumin e 14 shkurtit. Me 50.28% ata u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re, me zhvillim e pa korrupsion, me mirëqenie e mirëqeverisje. Urime!”, thuhet në reagim.

Përndryshe, KQZ-ja sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve. Nga certifikimi i këtyre rezultateve, Vetëvendosje ka 50,28 përqind apo 438 mijë e 335 vota, PDK 148 mijë e 285 vota apo 17%, LDK ka 110 mijë e 985 apo 12,73%.