Fjalë Kyçe

Lexoni sa aksidente, gjoba dhe të arrestuar kishte me datën 31 dhjetor 2018

Lexoni sa aksidente, gjoba dhe të arrestuar kishte me datën 31 dhjetor 2018

Institucionet e sigurisë dhe shëndetësisë nuk ishin pa sfida as me datën 31 dhjetor 2018.

Madje Policia e Kosovës u dashtë të merrej me 63 aksidente trafiku, ku dy prej tyre ishin fatale, 23 aksidente përfunduan vetëm më të lënduar dhe 37 aksidente ishin me vetëm dëme materiale, raporton Policia e Kosovës, transmeton GazetaAlo.

Për shkeljen e rregullave në komunikacion, Policia ka shqiptuar 502 gjoba për 24 orët e kaluara.

Policia njofton gjithashtu se kanë ndodhur edhe 8 arrestime, ku katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, dy në vuajtje dënimi si përsona të kërkuar dhe 2 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./GazetaAlo/