Fjalë Kyçe

Lexoni tmerrin e vdekjeve dhe aksidenteve që ndodhën për 24 orë në Kosovë

Lexoni tmerrin e vdekjeve dhe aksidenteve që ndodhën për 24 orë në Kosovë

Me 66 aksidente ka përfunduar 24 orëshi i fundit sipas raportit të Policisë së Kosovës. Nga këto aksidente dy prej tyre ishin me fatalitet ku edhe humben katër persona jetën në dy raste të ndryshme duke lënë edhe dy të tjerë për të luftuar me jetën, transmeton GazetaAlo.

Nga 66 aksidentet edhe 19 të tjera përfunduan me të lënduar përderisa në 45 aksidentet e tjera nuk kishte të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia gjithashtu njofton se për shkelje të rregullave në trafik, janë shqiptuar 714 gjoba.

Po ashtu, gjatë 24 orëshit të kaluar, njofton Policia, se 9 persona janë arrestuar, 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje, përderisa 4 të tjerë në vuajtje të dënimit./GazetaAlo/