Fjalë Kyçe

Liam Payne në lidhje me supermodelen britaneze

Liam Payne në lidhje me supermodelen britaneze

Liam Payne po shijon lidhjen me Naomi Campbell, pasi u nda nga Cheryl vitin e kaluar.

Liam Payne prej dy muajsh takohet fshehurazi në Londër dhe Nju Jork me modelen 23 vjet më të moshuar se ai, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Liam Payne, 25 vjeç dhe Naomi, 48 vjeç, janë në lidhje, pas ndarjes së këngëtarit nga Cheryl Tweedy.

Thuhet se këngëtari është dashuruar kokë e këmbë me supermodelen britaneze.

Modelja e ka prezantuar atë me gjigantët e modës, siç është Hugo Boss, pasi Liam synon ta rritë karrierën e tij të modelimit.

Një burim tha “Ajo mund ta shihte atë si një lodër, përpara se të lëvizte”, e në anën tjetër këngëtari thuhet se është i dashuruar çmendurisht në të.