Fjalë Kyçe

Liberalizimi i vizave për Kosovën më së largu deri në janar 2024, Osmani falënderon Çekinë

Liberalizimi i vizave për Kosovën më së largu deri në janar 2024, Osmani falënderon Çekinë

Përgjatë 6 muajve në krye të Presidencës së Bashkimit Evropian, Çekia ka arritur që të avancojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Për gjithë punën e bërë, presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar kryeministrin çek, Peter Fiala, për “lidershipin e pashoq të Çekisë në ndihmesën që Kosova të lëviz përpara në rrugën evropiane”.

“Duke qenë se Republika e Çekisë përmbyll Presidencën e Këshillit Evropian, unë dua ta falënderoj kryeministrin Peter Fiala për lidershipin e pashoq të Çekisë në ndihmesën që Kosova të lëviz përpara në rrugën evropiane. Pres ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Osmani ne Twitter.

Në fund të këtij muaji, Republika Çeke përfundon presidencën e saj të radhës në BE.

Krahas luftës në Ukrainë, Ballkani Perëndimor ishte gjithashtu në krye të axhendës së këtij vendi.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord për dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnje-Hercegovinën, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1609172504811081734?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1609172504811081734%7Ctwgr%5E4105304d8fd34ca4b4e303faf27c65caa84a0653%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fliberalizimi-vizave-per-kosoven-para-janarit-2024-osmani-falenderon-cekine%2F