Fjalë Kyçe

Lidhja e Historianëve: Vendimi për Manastirin e Deçanit i vë në zbatim ligjet e Serbisë

Lidhja e Historianëve: Vendimi për Manastirin e Deçanit i vë në zbatim ligjet e Serbisë

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka mbajtur një aksion dhe konferencë për medie, në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës dega në Deçan, Shkodran Imeraj ka thënë se vendimi është skandaloz.

“Ai është vendim që i vë në zbatim ligjet e Serbisë në vitet 90. Situata tani është më e brishtë. Manastiri po kërkon nga agjencia kadastrale që të zbatohet vendimi, por ne kërkojmë që të mos zbatohet. Çdo zbatim eventual i vendimit do të sjellë përkeqësim. I bëjmë thirrje ambasadorëve të QUINT-it të mos kërkojnë zbatimin e vendimit”, ka thënë ai.

Imeraj ka thënë se përkeqësimi nënkupton radikalizimim të veprimeve përmes organizimit të protestave për kundërshtimin e vendimit.