Emisioni sportiv “Favorit” në T7 ishte mjaft dinamik të dielën mbrëma.
Krahas Superligës dhe shumë temave të tjera, u diskutua edhe për Ligën e Parë.
Më saktësisht, në lidhje direkte foli kryetari i Trepçës, Nexhmedin Haxhiu.
Mitrovicasit ditë më parë e dhanë lajmin e madh duke treguar se Trepça po bëhet me donatorë, pa i specifikuar emrat e tyre, por që u zotuan se Trepça e vjetër po kthehet.
E për të dhënë më shumë detaje rreth këtyre të rejave tek “Xehetarët” u përkujdes kryetari Haxhiu.
Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë.