Milan ka kaluar në fazën tjetër të kualifikuesve për Ligën e Evropës.
Skuadra e Milan ka shënuar fitore 3:2 ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt, shkruan lajmi.net.
‘Rossoneri’ e gjetën veten në disavantazh në minutën e 15’, kur Junker kaloi mysafirët në epërsi.
Hakan Calhanoglu shënoi për 1:1 në minutën e 16’, kurse Colombo i dha epërsinë e parë Milanit në minutën e 32’.
Në minutën e 50’, në skenë doli përsëri Hakan Calhanoglu, kur shënoi për 3:1.
Mysafirët tentuan të kthehen në lojë me Hauge në minutën e 55’, por nuk kishin forcë për të bërë më shumë.
Me këtë fitore, Milan kalon në fazën ‘Play Off’ të kualifikuesve të Ligës së Evropës.