Ramiz Sadiku e ka befasuar Vëllaznimin në njërën ndër ndeshjet më interesante të javës së 20-të në Ligën e Parë.
Kryeqytetasit kanë triumfuar përballë gjakovarëve me golin e vetëm të realizuar në minutën e dytë nga Fillim Guraziu, derisa duhet theksuar se skuadra e Ismet Munishit luajti me një futbollistë më pak që nga minuta e 30-të e ndeshjes pas përjashtimit të Jeton Dushit.
Në ndeshjen derbi të rajonit të Dukagjinit, Besa e ka nënshtruar Istogun, derisa e ka mposhtur me rezultat të thellë 1-4.
Fitore të rëndësishme kanë regjistruar edhe 2 Korriku dhe Fushë Kosova në shtëpi.
Rezultatet komplete.