Fitorja në udhëtim ndaj Istogut i ka mundësuar Besës së Pejës të marr përkohësisht kryesimin në Ligën e Parë.
Megjithëse me pikë të barabarta, pejanët tashmë me një golaverazh më të mirë se vushtrriasit që të dielën zhvillojnë ndeshjen e javës së 20-të.
Disfata ndaj Ramiz Sadikut në udhëtim i vështirëson punët Vëllaznimit që vazhdon të mbetet jashtë zonës së barazhit për tu inkuadruar në Superligë.
Aktualisht gjakovarët kanë 36 pikë, një më pak se Vitia që renditet e katërta dhe që të dielen zhvillon ndeshjen e xhiros së 20-të.
Shpresë për Ramiz Sadikun dhe Kikën që tashmë veçse ndodhen në zonën e barazhit për të mbijetuar në Ligën e Parë.
2 Korriku dhe Fushë Kosova tashmë janë rehatuar në mesin e tabelës.
Rënditja.