Përderisa në Ipko Superligë nuk do të ketë ndeshje, kjo nuk mund të thuhet edhe për Ligën e Parë.
Lideri, Vushtrria e pret Kikën. Dukagjini është nikoqir i rivalit rajonal, Onixit. Ndërkohë, dy skuadrat e fundit, Bashkimi dhe Vllaznia do të tentojnë të marrin maksimumin për të shpëtuar.
Drenasi – Vëllaznimi dhe Besa – Trepça janë dy takimet tjera të xhiros 18.
Të gjitha ndeshjet luhen prej orës 13:30.
E diel, 3 mars – ora 13:00
Besa – Trepça
Dukagjini – Onix
Vushtrria – Kika
Bashkimi (K) – Vllaznia (P)
Drenasi – Vëllaznimi