Skuadra e KFF Mitrovica ka shënuar fitore në ndeshja e dytë në Roundin Parakualifikues në Ligën e Kampionêve, shkruan Gazeta Alo.
Kampionet e Kosovës kanë arritur të mposhtin skuadren FC NSA Sofia me rezultatin 0:2.
Golat për skuadrën nga Mitrovica i shënuan Ambra Gjegji dhe Liridona Syla.
Për këtë triumfë të madh skuadren nga Mitrovica e kanë ururar personalitete të ndryshëm sportiv.
Së fundmi Mitrovicën e ka uruar edhe Liga e Veteranëve e cila i ka dëshiruar suksese të mëtutjeshme në garat evropiane. /Gazeta Alo.