Fjalë Kyçe

Ligji i Pagave, dy sindikata protestojnë para Qeverisë

Ligji i Pagave, dy sindikata protestojnë para Qeverisë

Ligji i Pagave pavarësisht miratimit ka shkaktuar pakënaqësi të shumta ën shumë sektorë.

Shkak i këtyre pakënaqësive sot para Qeverisë së Kosovës janë duke protestuar sindikalistët e Shërbimit Korrektues si dhe ata të Sindikatës së Re të KEK-ut.

Të parët kërkojnë rritjen e koeficientit nga 1.85 në 2.2, gjë që do të thotë se do të barazoheshin me Policinë dhe zjarrfikësit e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

E sindikalistët e KEK-ut, kërkojnë që kjo korporatë të tërhiqet totalisht nga Ligji i Pagave.

Sipas tyre, kërkesa në fjalë buron nga fakti që ata marrin pagë nga puna dhe djersa e tyre, dhe jo nga buxheti shtetëror./Gazeta Alo/