Fjalë Kyçe

Ligji i ri parasheh heqjen e homologimit për veturat e reja

Ligji i ri parasheh heqjen e homologimit për veturat e reja

Me Projektligjin e iniciuar nga Grupi Parlamentar i Lëvisjes Vetëvendosje, e të përkrahur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës parashihet heqja e homologimit për veturat e reja dhe të përdorura.

Burime të KOHËS kanë bërë të ditur se është dorëzuar nisma legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/ L-132 për automjete.

Projektligji thuhet se është në harmonizim të plotë me legjislacionin e BE-së dhe nuk cenon parimet bazë të legjislacionit të BE-së.

“Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji do të ketë implikime financiare shtesë për Republikën e Kosovës”, thuhet nga burimi.

Siç thuhet në Projektligj, parashihet që detyrimi për homoligim i mjeteve rrugore të reja dhe të përdorura të hiqet, duke e shtuar këtë kategori tek mjetet rrugore që janë përjashtuar nga ky detyrim në Nenin 9 të Ligjit Bazik.