Fjalë Kyçe

Lija e majmunëve, MSh e IKShPK sot me konferencë për media

Lija e majmunëve, MSh e IKShPK sot me konferencë për media

Sot përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pritet të mbajnë një adresim për media.

Në të siç bëhet e ditur, do të flitet për sëmundjen e lisë së majmunëve, përcjell klankosova.tv.

Konferenca është paraparë të mbahet nga ora 14.00 në ambientet e Ministrisë së Shëndetësië.

Që nga 13 maji 2022, raste të lisë së majmunëve janë raportuar në OBSh nga 12 Shtete Anëtare që nuk janë endemike për këtë virus.

Provat aktuale të disponueshme sugjerojnë se më të rrezikuar janë ata që kanë pasur kontakt të ngushtë fizik me dikë që bartë linë e majmunëve ndërkohë që ata janë simptomatikë.

OBSh bën të ditur se po punon gjithashtu për të ofruar udhëzime për të mbrojtur ofruesit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë që mund të jenë në rrezik, siç janë pastruesit.

Asnjë vdekje e lidhur nuk është raportuar deri më sot.

Ndërkohë OBSh thotë se do të japë më shumë rekomandime teknike në ditët në vijim.