Fjalë Kyçe

Limaj: Do të krijojmë kushte më të mira për punëtorët

Limaj: Do të krijojmë kushte më të mira për punëtorët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ai ka thënë se si institucione shprehin përkushtimin që të krijojnë kushte më të mira, ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara dhe ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, institucionet e Kosovës do ta përkrahin çdo iniciativë të sindikatave të cilat mundësojnë përmirësimin e kushteve për punëtorët në të dy sektorët.

Postimi i tij i plotë:

Të gjithë punonjësve të vendit ua uroj 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Në këtë ditë të shënuar për punonjësit, shprehim përkushtimin tonë si institucione që të krijojmë kushte më të mira, ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara dhe ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë.

Përgëzoj ministrin e Punës, Skënder Reçica, për masat e marra të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave dhe krijimin e kushteve sa më të mira të punëtorëve, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Në anën tjetër, institucionet e Kosovës do ta përkrahin çdo iniciativë të sindikatave të cilat mundësojnë përmirësimin e kushteve për punëtorët në të dy sektorët.

Urime 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës!

FL