Fjalë Kyçe

Limaj: Duhet të thirret interpelancë, të kërkohet dorëheqja e Donika Gërvallës

Limaj: Duhet të thirret interpelancë, të kërkohet dorëheqja e Donika Gërvallës

Kreu i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka folur rreth një deklarate se ministeres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila në vitin 2017, kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Limaj tha se nëse Gërvalla nuk distancohet nga ajo deklaratë, duhet të shkarkohet ose të jap dorëheqje sepse, sipas tij është konflikt interesi.

“Nëse e mbroni atë cka jeni thënë në 2015, duhet me u shkarku duhet me dhënë dorëheqje se keni konflikt interesi, sepse ju sot drejtoni diplomacinë e Kosovës”, tha Limaj në emisionin “RTK Prime”

Tutje ai tha se në momentin kur dikush merr një post publik duhet të distancohet nga deklaratat e mëhershme sepse më nuk mund të mbajë qëndrim individual.

“Ne jemi qytetar të këtij vendi, si njerëz të thjeshtë kemi të drejtën e mendimeve tona, dhe askush smund të ia cenoj askujt shprehjen e mendimit të lirë pavarësisht a pajtohemi apo jo, kjo është deri sa ne nuk drejtojmë instituvioneve publike. Në momentin kur ju kaloni në një drejtim publik, ose duhet të distancoheni nga ajo që keni thënë, qëndrimi që keni mbajt. Të distancohet zonja e nderuar, s’ka qëndrim individual gabim është, këta e kanë problem se nuk dinë të sillen në institucione publike”, shtoi Limaj.