Fjalë Kyçe

Limaj: Epopeja e Dukagjinit, fillimi i zgjerimit të madh të luftës së UÇK-së

Limaj: Epopeja e Dukagjinit, fillimi i zgjerimit të madh të luftës së UÇK-së

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Epopenë e Dukagjinit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, një herësh edhe kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar Epopenë e Dukagjinit, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Limaj ka shkruar se kjo Epope ishte fillimi i zgjerimit të madh të luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të UÇK-së në mbarë vendin.

Postimi i plotë i Limajt pa ndërhyrje:

21 vjet më parë në Gllogjan okupatori serb e mori përgjigjen më të mirë se shqiptarët ishin të vendosur ta çonin deri në fund amanetin e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Epopeja e Dukagjinit është fillimi i zgjerimit të madh të luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të UÇK-së në mbarë vendin.

Në 21-vjetorin e kësaj beteje, kujtojmë me nderim të lartë të rënët në këtë betejë dhe rezistencën heroike të UÇK-së përballë forcave policore dhe ushtarake serbe.

Lavdi dëshmorëve të rënë në këtë betejë dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!.