Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se sot kujton me pietet të lartë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e Kombit, Shkëlzen Haradinaj.
Limaj ka thënë se dy dekada me parë Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj ranë heroikisht në betejën e Maznikut në një betejë të paparë deri atëherë.
“Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburoje me trupat e tyre në mbrojtje të civileve të strehuar në atë zonë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot kujtojmë me pietet të lartë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e Kombit, Shkëlzen Haradinaj. Dy dekada më parë Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj ranë heroikisht në betejën e Maznikut, në një betejë të paparë deri atëherë. Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburojë me trupat e tyre në mbrojtje të civilëve të strehuar në atë zonë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e Kombit!