Fjalë Kyçe

Limaj mesazh Kurtit: Të pranohet udhëheqja e dialogut nga SHBA-ja

Limaj mesazh Kurtit: Të pranohet udhëheqja e dialogut nga SHBA-ja

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur pas takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Kreu i Nismës ka thënë se presidenti i ka njoftuar rreth dialogut me Serbinë, pas takimit në Washington.

“Me ftesë të presidentit kemi ardhur në takim, qëllimi ka qenë që ta na informonte lidhur me zhvillimet e fundit në Uashington dhe rreth procese me interes nacional për vendin”.

“Është e qartë se nga momenti i letrës së Donald Trumpit dhe emërimin e emisarit për dialogun gjërat kanë ndryshuar në dialog. Një lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën pasi kemi një involvim rreth dialogut Kosovë-Serbi”.

Limaj ka kërkuar që të pranohet kjo udhëheqje e dialogut nga SHBA-ja, e të mos rrezikohet raporti me Amerikën se kjo do t’i kushtojë Kosovës.

Midis tjerash, ai tha se Kurti nuk duhet të veprojë si Haradinaj në raport me SHBA-në, pasi siç tha ai, kjo do t’i sjellë më shumë telashe vendit.

“Është e tepërt të thuhet se involvimi i SHBA-së është i rëndësishëm për të përmbyllur dialogun Kosovë-Serbi. Është koha që të kuptojmë se në çfarë faze është Kosova dhe procesi i dialogut”.

“Jo serioziteti dhe tallja mund t’i kushtojë Kosovës, sidomos nga viti 2017 që e ka zbehur Kosovën e nëse vazhdon kështu do të kemi telashe”, ka përfunduar Limaj.