Fjalë Kyçe

Limaj: Në Bruksel shkojmë vetëm për njohje

Limaj: Në Bruksel shkojmë vetëm për njohje

Kryesuesi i ekipit negociator Fatmir Limaj, pas dorëzimit të platformës për dialog në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga të gjtihë deputetët që ta trajtojnë seriozisht këtë platform.

“Do të ju bëjmë apel gjithë deputetëve, pavarësisht grupit politik, që seriozisht ta trajtojnë ketë propozim- Platformë dhe të miratohet nga parlamenti i Kosovës që të jemi të gatshëm si delegacion për dialog dhe njohje të mundshme me Serbinë”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, Kosova është e gatshme të ndërtojë marrëdhënie fqinjësore më të gjitha vendet, duke shtuar se Kosova në Bruksel shkon vetëm për njohje nga Serbia.

“Kosova shkon në Bruksel për njohje, vetëm për njohje”, deklaroi Limaj pas takimit me Veselin.

Ai ka thënë se është koha që edhe Serbia ta njohë realitetin siç e njeh edhe Kosova.

“Kosova është e gatshme dhe formalisht që të nënshkruaj një marrëveshje me Serbinë… Rreth kësaj Platforme të bashkohemi të gjithë”, tha ai./Gazeta Alo/