Fjalë Kyçe

Limaj në shkollë, jo për kërkesat e mësimdhënësve, por për agjendën partiake

Limaj në shkollë, jo për kërkesat e mësimdhënësve, por për agjendën partiake

Në mungesë të mësimit, shkollat janë kthyer në  qendra për “tubime elektorale” të partive politike në pushtet.

Në vend se partia e Fatmir Limajt të angazhohej për gjetjen e një rrugëzgjidhje për daljen nga kriza në arsim pas grevës se zgjatur të arsimtareve, ai me tepër është i zëne me agjendën partiake.

Ai bashke me vëllain Demir Limajn po bëjnë kërdinë me punësime partiake në institucione të ndryshme shtetërore.

Derisa Nisma udhëheq me Ministrinë e Arsimit nuk ka ardhur asnjë iniciative nga kjo parti që do të kontribuonte në ndërprerjen e grevës.

Megjithatë, prezenca e  kësaj partie nuk po mungon në ambientet shkollore, por kësaj radhe për punët e partisë. Kjo subjekt sot ka zhvilluar një aktivitet në shkollën e fshatit Shkabaj të Prishtinës, ku prezent ishte edhe Demir Limaj.

“NISMA Socialdemokrate në Prishtinë vazhdon fuqishëm zgjerimin nëpërmjet konstituimit të nëndegëve gjithandej. Sot themeluam edhe nëndegën në fshatin Shkabaj në Prishtinë. Kryetar i nëndegës u zgjodh Driton Nimani…”, thuhej në njoftimin e kësaj partie./Gazeta Alo/