Fjalë Kyçe

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kërkuar të çohet përpara një rast për të cilin ishte deklaruar ditë më parë Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj kishte thënë se ka politikanë me pasuri miliardëshe por që nuk e kanë deklaruar në Kosovë sipas ligjit.

“Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit ka deklaru tash një javë se ka politikanë që kanë miliarda euro pasuri, por që Agjencia nuk ka arritë me i verifiku sepse po i mbajnë jashtë vendit. Këto informata i ka përcjell në Prokurori, por që nuk ka asnjë lëvizje!”, shkroi Basha.

“Një rikujtim miqësor për prokurorinë e pavarur dhe mediet e lira! Hetoni edhe 9 ton grurë në vlerë prej 2,700 euro, por mundësisht edhe këta miliarda!”, tha mes tjerash deputeti i LVV-së.

Ndryshe, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka thënë se në vitin 2023 janë njoftuar për një politikan, të cilit nuk ia përmendi emrin, se i ka 5 milionë euro në një bankë në Zvicër, por që nuk i ka deklaruar në Kosovë.