Fjalë Kyçe

Limaj pret që edhe LDK-ja dhe VV-ja ta mbështesin platformën për dialog

Limaj pret që edhe LDK-ja dhe VV-ja ta mbështesin platformën për dialog

Kryesuesi i ekipi negociator për dialogun Kosovë-Serbi, Fatmir Limaj pas takimit me krerët e shtetit ku është diskutuar për platformën për dialog ka thënë se kjo e fundit ka marrë formën e finales.

Ai ka deklaruar se të tre krerët e shtetit, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit i kanë dhënë mbështetje të plotë kësaj platforme, shkruan Gazeta Alo.

“Platforma ka marrë formën e finales. Tre krerët e shtetit i kanë dhënë mbështetje të plotë dhe tani në ora 15 e kemi një takim formal dhe nesër do të ia dërgojmë parlamentit. Në tërësi është mbështet teksti të cilin e kemi treguar dje”, ka thënë Limaj.

I pyetur se a është diskutuar edhe për taksën, Limaj ka thënë se temë kryesore ka qenë platforma.

“Temë kryesore e kemi pas këtë. Shpresojmë që edhe parlamenti të kontribuojë në këtë platformë dhe presim që përfundimisht ne kemi pozicion zyrtar prej të gjitha institucioneve për dialogun”, ka shtuar Limaj.

Ndërsa, ka thënë se shpreson s kjo platformë do të merr edhe mbështetjen e LDK-së dhe VV-së.

“Do ta shihni tekstin, nuk besoj që do të ketë forca politike që nuk do ta mbështet këtë platformë”, ka thënë ai./Gazeta Alo/