Fjalë Kyçe

Limaj propozon modelin e qeverisë së ardhshme si duhet të duket ajo

Limaj propozon modelin e qeverisë së ardhshme si duhet të duket ajo

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR, Fatmir Limaj, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7. Limaj ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

“Do të jemi befasia e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Limaj.

“Na kanë anashkluar edhe në të kaluarën por e kemi parë se ia kemi dalë. Kosova është vend i mrekullive, njerëzit që jetojnë në Kosovë kanë ditur të bjënë mrekulli të mëdha. Andaj mendoj se do të jemi një befasi e këndshme dhe do të arrijëm shumë më shumë se që mendojnë disa”

Tutje ka thënë Limaj se qeveria e ardhshme duhet të jetë një qeveri stabile me mbi 80 deputetë të shumicës.