Në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ish- anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Fatmir Limaj, ka rrëfyer detaje nga dita e parë e bombardimeve të NATO-s në Kosovë.
Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka rrëfyer momentin kur një aeropan serb ishte rrëzuar mbi malet e Berishës.
“Ditën kur kanë filluar bombardimet e NATO-s unë isha në bjeshkët e Berishës. Në atë kohë unë kam mbajtur komunikimin me një pjesë të Shtabit të UÇK-së, që ishin në Paris për Konferencën e Rambujesë”, fillon rrëfimin Limaj