Fatmir Limaj, bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator për Dialogun me Serbinë, ka arritur në Kuvend ku pritet që sot të dorëzohet Draft-Platforma për Dialogun.
Ekipi negociator ka përfunduar dje tekstin e draft-platformës për dialogun me Serbinë. Ky draft pritet tu dorëzohet sot krerëve të shtetit për shqyrtim e më pas do t’i dërgohet Kuvendit për miratim. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator Fatmir Limaj.
Ai ka thënë se pas marrjes së vërejtjeve ose sugjerimeve lidhur me platformën për dialogun nga krerët e shtetit, ajo do të dërgohet në kuvend ku edhe shprehu besimin se këta të fundit do ta miratojnë.
Sipas Limajt ky draft do t’i dorëzohet edhe dy subjekteve opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes.