Fjalë Kyçe

Limaj takohet me Ramën, bisedojnë për implementimin e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri

Limaj takohet me Ramën, bisedojnë për implementimin e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Koordinator Kombëtar i dy qeverive, është pritur sot në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Limaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në takimin me kryeminsitrin Rama kanë biseduar për zhvillimet e fundit në dy vendet tona, por fokusi kryesor i bisedës, sipas tij, ishte jetësimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë.

Postimi i plotë i Limajt:

“Në takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, biseduam për zhvillimet e fundit në dy vendet tona. Fokusi kryesor i bisedës ishte te jetësimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë. E informova kryeministrin për ecurinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në Pejë. I shpreha mirënjohje kryeministrit Rama për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tij personal për të ndihmuar në implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve, me qëllim që bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë të mos pengohet nga asnjë barrierë apo neglizhencë burokrtatike. Bashkërisht konstatuam se marrëveshjet e arritura mes dy qeverive janë në rrugë të mirë për t’u realizuar”, ka shkruar Limaj.