Fjalë Kyçe

Limaj thotë se Lushtaku e Remi do të dalin fitimtarë e faqebardhë

Limaj thotë se Lushtaku e Remi do të dalin fitimtarë e faqebardhë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka komentuar shkuarjen në Hagë të ish-komandanteve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa – Remi.

Limaj thotë se me këtë po sfidohet edhe njëherë lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Megjithatë, thotë se ka besim në luftën e drejtë të Sami Lushtakut, Rrustem Mustafës dhe të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së. Kryetari i Nismës është shprehur i bindur se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe se nga ky proces Lushtaku, Mustafa dhe kushdo që ftohet, do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë dhe se mjegulla, padrejtësisht e vendosur mbi luftën e UÇK-së, do të hiqet.

“Përgjigjja ndaj ftesave të kësaj gjykate demonstron edhe njëherë se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndihen krenarë me të kaluarën e tyre”, ka shkruar Limaj.