Fjalë Kyçe

Limaj tregon arsyen se pse nuk duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se qëndrimi i tij dhe Nismës Socialdemokrate, gjithmonë ka qenë se taksa hiqet kur të pushojnë arsyet e vendosjes se saj,

Ka thënë se deri të taksa është ardhur për shkak se cenimit të sigurisë nacionale nga ana e shtetit serb e deri sjelljet e këqija të Serbisë në raport me Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Qëndrimi i Nismës gjithmonë ka qenë kur pushojnë arsyet mund të hiqet. Serbia duhet t’i përmbush kërkesat.  Këndvështrimet e ndryshme për një çështje janë të shëndetshme. Taksa ka me u hek në momentin kur pushojnë arsyet pse është vendos. Serbia jo vetëm që s’po i ndal këto veprime, por përkundrazi. Një nga arsyet pse s’bën të hiqet taksa është edhe mohimi i krimeve nga serbët të kryera nga ana e tyre në Kosovë”, ka shtuar Limaj.