Fjalë Kyçe

Limaj tregon se çka diskutuan me ambasadorët e huaj

Limaj tregon se çka diskutuan me ambasadorët e huaj

Kryesuesi i ekipit negociator për dialog me Serbinë, Fatmir Limaj është deklaruar për media pas përfundimit të takimit që nisi rreth një orë më parë me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostollova dhe ajo e EULEX-it, Alexandra Papdopoulou.

Limaj, ka thënë se takimi ishte informues dhe se kanë marrë mbështetje nga Zyra e BE-së, në Kosovë dhe ambasadorët për të vazhduar me dialog, shkruan Gazeta Alo.

“Arritjen e një konsensusi sa më të gjerë në procesin e dialogut. Me një fjalë ishte takim informues. Ambasadorët rikonfirmuan mbështetjen e delegacionit shtetëror. Morëm mbështetje nga Zyra e BE-së dhe ambasadorët për të vazhduar me dialog’, tha Limaj.

Ndërsa, i pyetur se a ishte temë diskutimi edhe çështja e taksës pasi që kjo e fundit është pika kryesore për të vazhduar dialogu, Limaj deklaroi se delegacioni shtetëror nuk bisedon për taksën.

“Delegacioni shtetëror nuk bisedon për taksën. Ky delegacion e ka mandat dialogun ndërsa taksa është aktivitet i Qeverisë. E kemi të qartë pozicionin e BE-së, për taksën edhe pozicionin e ShBA-së, por ajo që unë në këtë situate epiqendër e nxjerri tavolinën, pra ne edhe të shkojmë në dialog edhe të ruajmë partneritetin me miqtë tonë’, ka deklaruar Limaj.

Ai tha se platforma e dialogut është vlerësuar shumë nga ambasadorët.

“Platforma është vlerësuar shumë. Ata e dijnë që kjo platformë do të shkojë në Kuvend dhe deputetët do ta thonë fjalën e fundit’, ka thënë Limaj pas përfundimit të takimit./Gazeta Alo/