Fjalë Kyçe

Limaj tregon se pse kanë shkuar në Bruksel pa paralajmërim

Pa paralajmërim bashkëdrejtuesit e dialogut Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj sot kishin udhëtuar për në Bruksel.

Në një prononcim për KTV-në, Limaj ka konfirmuar se atje kanë shkuar për të bërë modelimin e dialogut të mundshëm.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se me këtë rast është përmendur edhe taksa.

“Është përmend edhe taksa. Duhet të kthehemi në tavolinë dhe të bisedojmë çështjet e hapura që kemi me Serbinë. Së shpejti do ta kemi edhe takimin e radhës. Platforma shpresojmë që të përcillet në Kuvend në javën e ardhshme. Jemi duke e bërë modelimin e dialogut të mundshëm. Ky dialog duhet të shkojë direkt e te marrëveshja finale, me kushtet që ne kemi ndaj Serbisë”, ka thënë Limaj.