Fjalë Kyçe

Limaj: Udhëheqësit e institucioneve e kanë sfiduar disa herë Kushtetutën

Limaj: Udhëheqësit e institucioneve e kanë sfiduar disa herë Kushtetutën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar 9 Prillin, Ditën e Kushtetutës së Kosovës.

Ai përmes Facebook ka thënë se Kushtetuta ngërthen në vete përpjekjet shekullore për shtet dhe barazi ligjore si dhe është garantuese e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të Kosovës.

Ai ka shtuar se Kushtetuta është sfiduar edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve.

“Por angazhimi ynë duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës”, shkruan Limaj.