Fjalë Kyçe

Limaj: Unë e kam shpëtuar aeroportin nga privatizimi

Limaj: Unë e kam shpëtuar aeroportin nga privatizimi

Fatmir Limaj, kreu i Nismës Socialdemokrate, ka thënë sot se ai e ka shpëtuar nga privatizimi Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Limaj, në një tubim me strukturat e Nismës në Kaçanik të shtunën, u shpreh se në kohën kur ai kishte shërbyer si ministër i Transportit, Aeroporti ishte dhënë me koncesion. Ka thënë se shteti përfiton miliona nga marrëveshja për dhënien në shfrytëzim të Aeroportit.

“Aeroporti nuk është i privatizuar hiç. E vetmja gjë që e kemi shpëtuar; këtë kam pasur mundësi, e këtë e kam shpëtuar. Aeroporti është në koncesion dhe për 5 vite i kthehet Kosovës”, ka thënë Limaj.

Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR ka nisur një tur nëpër Kosovë gjatë kësaj jave, në të cilin po takon strukturat e partisë së tij në të gjithë vendin.