Meriton Korenica është njëri prej futbollistëve më në formë në Superligën e Kosovës.
Ylli i Prishtinës shënoi gol edhe në fitoren 2:0 ndaj Ferizajt.
Andaj, Ardian Limani i Dritës ka fjalë të mëdha për futbollistin e Prishtinës.
“Nëse nuk do t’i bënim disa gabime në fillim, me siguri do të ishim në garë për titull sot”, tha kapiteni i Dritës, Ard Limani në “Dueli Sportiv”.
“Sa i përket përballjeve me Meriton Korenicën, në ndeshjen e parë ndaj nesh ne kemi fituar dhe s’është vërejtur shumë, ndërsa në ndeshjen e dytë, nuk e di se kam qenë i lënduar”, shtoi Limani.
“Por, Meritoni është një lojtar me teknikë të fortë dhe do të ishte mirë që çdo skuadër ta ketë një lojtar si ai”, vlerësoi Limani.