Fjalë Kyçe

Linda tregon arsyen se pse nuk e tregon fytyrën e vajzës

Linda tregon arsyen se pse nuk e tregon fytyrën e vajzës

Një javë më parë këngëtarja shqiptare Linda Halimi u bë nënë për herë të parë.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj Davod u bënë prindër për herë të parë dhe në jetë erdhi voglëshja të cilën e pagëzuan me emrin shumë të veçantë Kaimana.

Në Instagram Halimi ka hedhur foto të vogëlushes por ka treguar vetëm trupin dhe jo fytyrën.

Dhe një prej ndjekëseve të saj është bërë kurioze për të ditur se, kur do ta shohim imazhin e plotë të Kaimanas.

Komentuesja mes të tjerash e pyet: “Kur do ta kemi fatin që ta shohim edhe fytyrën e vockël të saj?

Këngëtarja i është përgjigjur se shumë shpejt do të mund të shohim se kujt i ngjan vogëlushja.

“Së shpejti do të publikoj dhe fytyrën e saj engjëllore! Për momentin është shumë e vockël, vetëm 8 ditëshe! Sapo të mbush dhe pak ditë do t’ua prezantoj”, shkroi Halimi.