Foshnja më e vogël e lindur në botë është gati të përballet me botën.
Djali, i cili lindi në tetor në Japoni me një peshë sa një mollë, doli nga spitali.
Ryusuke Sekiya lindi me prerje cezariane kur ishte vetëm 24 javësh, pasi nëna e tij pësoi hipertension gjatë shtatzënisë.
Foshnja lindi 258 gram dhe theu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një djalë tjetër japonez që peshonte vetëm 268 gram kur lindi vitin e kaluar.
Ryusuke lindi në 1 tetor 2018 vetëm 22 centimetra i gjatë dhe qëndroi nën kujdesin mjekësor intesiv.
Mjekët përdorën tuba për ta ushqyer dhe përdorën pambuk për ti hedhur qumështin e nënës në gojë.
Dhe gati shtatë muaj më vonë, djali është rritur dhe peshon 3 kilogramë.
Ai do dalë nga spitali në Nagana gjatë fundjavës.
“Kur lindi ishte aq i vogël saqë dukej sikur do thyhej nëse e prekje,”-tha nëna e tij Toshiko për gazetarët. “Tani ai pi qumësht, mund ta lajmë dhe jam e lumtur që e shoh të rritet.”
Vajza më e vogël që ka mbijetuar ka lindur në Gjermani në vitin 2015 me peshë 252 gram.